Ndërlidhjet

logo-print

Bastistet shtëpia e pilotit që e rrëzoi aeroplanin në Francë


Andreas Lubitz - Facebook

Andreas Lubitz - Facebook

Policia gjermane e ka bastisur shtëpinë e pilotit gjerman, Andreas Lubitz i cili të martën e rrëzoi aeroplanin e Germanëings me 149 persona të tjerë në bord në alpet franceze me qëllim që të mbledh të dhëna për të kuptuar për arsyen e veprimit të tij.

Zyrtarët gjermanë dhe ata francezë thonë se nuk ka kurrfarë shenjash se ai ka qenë terrorist, ndërsa fqinjët dhe të tjerët që e kanë njohur atë kanë thënë se ai asnjëherë nuk ka dhënë shenja të dëmtimit të vetës apo të tjerëve.

Prokurori francez që po merret me rastin ka thënë se rrëzimin e aeroplani nuk do e klasifikonte si sulm terrorist, por as si vetëvrasje.

“Nuk do e quaja vetëvrasje kur është fjala për një person që kishte përgjegjësi më shumë se 100 jetë njerëzish”, ka thënë prokurori i rastit, Brice Robin.

XS
SM
MD
LG