Ndërlidhjet

New York: Shpërthimi lëndon 12 persona


Ndërtesa e përfshirë nga flakët - Qyteti i New Yorkut
Ndërtesa e përfshirë nga flakët - Qyteti i New Yorkut

Një shpërthim i mbrëmshëm që duket i nxitur nga gazi ka shkaktuar përfshirjen nga flakët të dy objekteve të banimit, derisa zjarri ka dëmtuar edhe dy ndërtesa të tjera në qytetin e New Yorkut.

Raportimet e para flasin për 12 të lënduar, tre prej të cilëve janë në gjëndje kritike.

Rreth 250 zjarrëfikës janë thirrur që të merren me rastin.

Kryebashkiaku, Bill de Blazio, ka thënë se shpërthimi ka bërë që dy objekte të shëmben, duke përfshirë edhe atë ku ka ndodhur shpërthimi.

Ndërtesat në Bulevardin e dytë ndodhen në pjesën e quajtur “East Village”, një lagje kjo e mbushur me biznese të vogla, restaurant dhe apartamente.

XS
SM
MD
LG