Ndërlidhjet

Prishtinë: Kuvendi mban interpelancë për Gjykatën Speciale


Parlamenti i Kosovës - Arkiv
Parlamenti i Kosovës - Arkiv

Sot në orën 10 fillon interpelanca e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa lidhur me themelimin e Gjykatës Kushtetuese.

Lajmi është postuar edhe në faqen e internetit të Kuvendit të Kosovës ku thuhet se kjo interpelancë e kryeministrit Mustafa bëhet “për përgjegjësinë kushtetuese të Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me themelimin e Gjykatës Speciale, të propozuar nga GP VV”.

Partitë opozitare në Kosovë e kanë kundërshtuar themelimin e kësaj Gjykate. Ato kanë thënë se do të votojnë kundër ndryshimit të Kushtetutës së Kosovës që do të mundësonte themelimin e Gjykatës e cila do të merret me hetimin e pretendimeve të dala nga raporti i Dick Martit në Këshillin e Evropës.

Për miratimin e amendamenteve Kushtetuese në lidhje me Gjykatën Speciale, Kuvendi i Kosovës duhet të sigurojë 80 vota për, si dhe dy të tretat e votave të deputetëve nga radhët e pakicave.

XS
SM
MD
LG