Ndërlidhjet

Bangladesh: 10 viktima nga ikja në rrëmujë


Ilustrim

Ilustrim

Së paku 10 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar sot gjatë një ikje në rrëmujë derisa shënohej një festë fetare hinduse në Bangladesh, raporton Associated Press.

Rituali vjetor i pastrimit në një lum rreth 20 km larg kryeqytetit, Daka, mbledh mijëra hindus jo vetëm nga ky shtet, por edhe nga India dhe Nepali fqinj.

Ikja në rrëmujë sipas një dëshmitare u shkaktua pasi është përhapur një thashethemë se një urë e afërt është shkatërruar pas së cilës njerëzit kanë filluar të largohen me vrap dhe në panikë.

XS
SM
MD
LG