Ndërlidhjet

Seuli kërkon lirimin e qytetarëve të saj nga Koreja Veriore


Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un - Arkiv
Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un - Arkiv

Koreja e Jugut ka kërkuar sot lirimin e menjëhershëm të dy qytetarëve të saj nga Koreja e Veriut.

Koreja komuniste ka arrestuar këta dy persona duke i akuzuar si spiun të Koresë kapitaliste.

Dje, agjencia e lajmeve e Koresë Veriore, KCNA, ka transmetuar pamje të dy personave në moshë mesatare duke i identifikuar si Kim Kuk Gi dhe Choe Chun Gil.

Raporti thoshte se të dy punojnë si spiun në Shërbimin e Inteligjencës Kombëtare të Seulit, ndërsa janë të angazhuar në qytetin Dandong që gjendet përgjatë kufirit me Kinën.

KCNA nuk thoshte se ku dhe si janë arrestuar këta dy persona.

Seuli e ka dënuar këtë incident dhe ka kërkuar lirimin dhe kthimin e tyre të menjëhershëm në Korenë Jugore.

XS
SM
MD
LG