Ndërlidhjet

Sot vazhdojnë negociatat bërthamore SHBA – Iran


Ilustrim

Ilustrim

Sot pritet të vazhdojnë negociatat bërthamore në mes të SHBA-ve dhe Iranit, bisedime këto që po mbahen në Zvicër.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe ministri i jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, janë takuar dje në Luzanë pas një pauze disa ditorë.

Bisedimet kanë për qëllim që të arrijnë një marrëveshje fillestare deri më 31 mars.

Gjashtë fuqi botërore dhe Irani janë duke e negociuar që dy vjet programin bërthamor të Republikës Islamike, duke kërkuar dobësimin e këtij programi në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike ndaj Teheranit.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se ka mundësi që një marrëveshje fillestare të arrihet deri më 31 mars, porse ka ende disa paqartësi.

XS
SM
MD
LG