Ndërlidhjet

Senati e miraton buxhetin sipas planit të republikanëve


Ilustrim
Ilustrim

Senati amerikan e ka aprovuar planin e buxhetit duke bërë thirrje për kursime deri në 5 miliardë dollarë gjatë dekadës së ardhshme.

Plani, i iniciuar nga kundërshtarët republikan të presidentit, Barack Obama, është aprovuar sot më 52 vota dhe 46 kundër, në dhomën e lartë të legjislativit amerikan.

Kjo i hap rrugë një beteje politike rreth qëllimit të republikanëve që të ulen tejmase shpenzimet dhe të shpërbëjnë ligjin për kujdesin shëndetësor që konsiderohet si një prej arritjeve kryesore të Obamës.

Të dy dhomat do të takohen pas një pushimi dy javor për të gjetur kompromis.

Legjislacioni pasues do të jetë një plan pa ndonjë obligim, por i njëjti krijon hapësirën për ligje të ardhshme të cilat Obama ka mundësi t’iu vendos veto.

XS
SM
MD
LG