Ndërlidhjet

logo-print

Separatistët pro-rusë në rajonin lindor të Donjeckut thonë se një anëtar i trupit të tyre legjislativ është vrarë.

Andrei Purgin, anëtar i lartë i legjislaturës separatiste në Republikën e vetëshpallur të Popullit të Donjeckut, tha më 27 mars se Roman Voznik dhe një ndihmës u vranë në Donjeck.

Voznik gjithashtu ishte edhe komandanti i një batalioni rebel të quajtur Mirazh.
Një tjetër lider separatist, Aleksandr Kofman,tha se të dy burrat u qëlluan për vdekje rreth 23 të enjten.

Purgin tha se është "shumë herët për konkluzione" se kush ka mundur t'i vrasë.
Më shumë se 6 mijë persona janë vrarë që nga muaji prill i vitit 2014, kur filloi konflikti midis forcave qeveritare dhe rebelëve në Ukrainë.

Luftimet janë lehtësuar pas nënshkrimit të një marrëveshjeje të nënshkruar në muajin shkurt të këtij viti.

XS
SM
MD
LG