Ndërlidhjet

Sharif: Pakistani mbështet Arabinë Saudite


 Nawaz Sharif
Nawaz Sharif

Kryeministri i Paksitanit Nawaz Sharif pohoi se çdo kërcënim për integritetin territorial të Arabisë Saudite, do të shkaktojë një reagim të fortë nga Pakistani.

Sharif bëri këtë deklaratë gjatë një mbledhjeje të qeverisë në Islamabad më 26 mars.

Sharif thirri takimin për të diskutuar kërkesën e Arabisë Saudite që Pakistani t'i bashkohet koalicionit arab për të luftuar rebelët Huthi në Jemen.

Ai tha se Pakistani gëzon marrëdhënie të afërta dhe vëllazërore me Arabinë Saudite dhe vendet e tjera të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GÇ) dhe i kushton rëndësi të madhe sigurisë së tyre.

Pjesëmarrësit e takimit vendosën që një delegacion i nivelit të lartë të vizitojë Arabinë Saudite sot, për të vlerësuar situatën.

XS
SM
MD
LG