Ndërlidhjet

Francë: Bisedimet mbi draft-rezolutën e OKB-së për Izraelin, së shpejti


Laurent Fabius

Laurent Fabius

Ministri i Jashtëm i Francës tha se shteti i tij do të vazhdojë më tej deskutimet me partnerët e tij në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për një rezolutë kornizë të mundshme në drejtim të përmirësimit të konfliktit Izrael - Palestinë.

Laurent Fabius tha se "nuk ka zgjidhje tjetër". Ai i bëri këto komente sot në selinë e OKB-së, para se të nisej për në Zvicës, për të vazhduar bisedimet mbi planin bërthamor të Iranit.

I dërguari i lartë i OKB-së në Lindjen e Mesme ka sfiduar Këshillin e Sigurimit të enjten që të gjejë një zgjidhje për konfliktin izraelito-palestinez.

Franca e kishte vënë në pritje rezolutën e kaluar të këshillit, duke pritur rezultatet e zgjedhjeve në Izrael.

Tani, Fabius dha indikacione se Franca do të vazhdojë këto përpjekje nga momenti që formohet qeveria e Izraelit.

Fabius tha se nuk e di se për çfarë do të pajtohen Shtetet e Bashkuara, që janë aleat i Izraelit.

XS
SM
MD
LG