Ndërlidhjet

Dy zyrtarë ukrainas lirohen nga akuzat për korrupsion


 Serhiy Bochkovskiy gjatë arrestimit...

Serhiy Bochkovskiy gjatë arrestimit...

Një gjykatë në Kiev ka refuzuar të fuqizojë arrestimin e dy zyrtarëve të lartë, të akuzuar për korrupsion.

Gjykata e distriktit Pechera në kryeqytetin ukrainas vendosi se ish kreu i Shërbimit për Situatat Emergjente Serhiy Bochkovskiy dhe ish zëvendësi i tij Vasyl Stoyetskiy nuk do të burgosen, për shkak të "provave të pamjaftueshme për krime".

Më 25 mars, policia e Ukrainës ndërpreu një seancë qeveritare dhe arrestoi Bochkovskiyn dhe Stoyetskiyn, duke i larguar ata me pranga në duar.

Të dy u shkarkuan nga postet e tyre në të njëjtën ditë.

Ministri i Brendshëm Arsen Avakov tha se të dy po hetohen për dyshime për korrupsion, të lidhura me kompani të huaja.

Sipas ligjeve ukrainase, të dyshuarit mund të mbahen në arrest deri në 72 orë edhe pa miratimin e gjykatës, që do të thotë se Bochkovskiy dhe Stoyetskiy me siguri do të lëshohen më 28 mars.

XS
SM
MD
LG