Ndërlidhjet

Përmbytje në Kazakistan, evakuohen banorët


Shkrirja e borës ka shkaktuar vërshime të mëdha në lindje të Kazakistanit.

Autoritetet rajonale thanë sot se të paktën 70 banorë të qytetit Ayagoz janë evakuuar nga 18 banesa, derisa rrugët u vërshuan.

Raportet vijnë një ditë pasi në rajonet qendrore të vendit dhjetëra banorë u evakuuan për shkak të shirave dhe shkrirjeve të borës, të cilat shkaktuan vërshime.

Përmbytjet e sotme, raportohet se kanë dëmtuar qindra metra të autostradës Zhairem-Qarazhal-Atasu.

Nuk është raportuar për viktima.

XS
SM
MD
LG