Ndërlidhjet

Të paktën katër persona të armatosur hynë brenda një hoteli në kryeqytetin Mogadishu të Somalisë, duke shkëmbyer zjarr me forcat e sigurisë, tha një zyrtar i policisë.

Kapiteni Mohamed Huseini tha për Associated Press se një numër i panjohur i njerëzve janë bllokuar brenda ndërtesës mes shkëmbimeve të të shtënave me armë.

Sulmi filloi kur një sulmues vetëvrasës shpërtheu makinën e tij në portën e një hoteli, ku ndodheshin disa zyrtarë të qeverisë së Somalisë.

Hussein tha se kishte numëruar të paktën nëntë trupa në vendin e ngjarjes, dhe numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet.

Ende mbetet e paqartë se kush ishte shënjestra në sulmin që besohet të jetë kryer nga grupi islamik ekstremist al-Shabab.

Al-Shabab në mënyrë rutinore kryen bombardime vetëvrasëse.

Militantët vazhdojnë të sulmojnë në Mogadishu, pavarësisht se janë larguar nga bazat e tyre në qytetin bregdetar në vitin 2011.

XS
SM
MD
LG