Ndërlidhjet

Nazarbaev nis fushatën zgjedhore


Nursultan Nazarbaev

Nursultan Nazarbaev

Presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev, ka nisur sot fushatën e tij zgjedhore në qytetin jugor Shymkent.

Nazarbaev është një nga tre kandidatët e regjistruar për zgjedhjet e hershme që do të mbahen më 26 prill.

Ai gjendet në krye të Kazakistanit që nga viti 1989.

Disa nga pjesëmarrësit në tubimin e sotëm thanë se punëdhënësit u ishin kërcënuar me pushim nga puna nëse nuk marrin pjesë.

XS
SM
MD
LG