Ndërlidhjet

Shuhet poeti suedez Tomas Transtromer


Tomas Transtromer

Tomas Transtromer

Poeti dhe fituesi i Çmimit Nobel për Letërsi, suedezi Tomas Transtromer, vdiq të enjten në moshën 83 vjeçare, njoftoi sot shtëpia e tij botuese, Bonniers.

Transtromer, i cili konsiderohet si mjeshtër i metaforës dhe një nga poetët më të rëndësishëm skandinav të kohës së pas Luftës së Dytë Botërore - vdiq pas një sëmundjeje të shkurtër, tha zëdhënësja e shtëpisë botuese Bonniers Anna Tillgren.

Në koleksionet poetike të famshme, si "Dritare dhe Gurë" të vitit 1966, Transtromer ka përdorur metafora duke pasqyruar mendjen misterioze të njerëzve.

Puna e tij është përkthyer bë në shumë se 60 gjuhë, dhe ka pasur ndikim të madh te poetët nëpër Evropë, Lindje të Mesme dhe Amerikë.

Në vitin 2011 ai u shpërblye me Çmimin Nobel për Letërsi.

XS
SM
MD
LG