Ndërlidhjet

Podgoricë: U ndërpre ndeshja Mali i Zi – Rusia


Pamje nga ndeshja Mali i Zi - Rusia

Pamje nga ndeshja Mali i Zi - Rusia

Ndeshja kualifikuese e Grupit C për Kampionatin evropian në futboll, ndërmjet mMalit t Zi dhe Rusisë është ndërprerë, pas problemeve të shkaktuara nga turma dhe përleshjet e simpatizuesve.

Ndërprerja ndodhi për shkak se portieri i Rusisë, Igor Akinfeev, është goditur në kokë nga një mjet ndezës, që raportohet se është hedhur nga pjesa e simpatizuesve të Malit të Zi.

Në fund të pjesës së parë të ndeshjes,simpatizuesit e Malit të Zi dhe Rusisë janë përleshur, kështu që policia speciale ka ndërhyrë për t’i qetësuar.

Në pjesën e dytë, lojtarët nga të dy palët u përleshën, pas asaj që nga raportet lokale u tha se ishte një projektil tjetër i hedhur kundër një lojtari tjetër rus.

Referi e ndërpreu ndeshjen në minutën 68 kur rezultati ishte 0:0.

UEFA tha se i pret raportet nga delegati i ndeshjes dhe referi për ta hapur procedurën disiplinore.

Trajneri i Malit të Zi, Branko Bërnoviq, tha se lojtarët e tij ishin të shqetësuar dhe u kanë kërkuar falje mysafirëve.

XS
SM
MD
LG