Ndërlidhjet

Merkel dhe Obama kërkojnë që Irani të bëjë vendime të domosdoshme


Barack Obama në Zyrën Ovale duke folur me telefon
Barack Obama në Zyrën Ovale duke folur me telefon

Presidenti amerikan, Barack Obama, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, i kanë bërë thirje Iranit për të bërë vendime të dosomosdoshe për arritjen e marrëveshjes për programin e tij atomik.

Të dy liderët mbrëmë kanë folur me telefon, derisa bisedimet e gjashtë fuqive botërore dhe Iranit vazhdojnë në Lozanë të Zvicrës.

Më herët, palët që marrin pjesë në negociaa e kanë përcaktuar 31 marsin si afatin e fundit për aritjen e marrëveshjes kornizë.

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, dhe ministri i jashtëm i Iranit, Mohammad Zarif, janë në Lozanë dhe dje kanë zhvilluar bisedime.

Zoti Zarif tha se të dy palët nuk janë afër arritjes së marrëveshes dhe se “pala tjetër duhet të zgjedhë ndërmjet presionit dhe marrëveshjes”.

Një zyrar perëndimor, i afërt me këto bisedime i tha agjencisë Reuters se kërkimet për centrifugë dhe pasurim të uraniumit, në përgjithësi, mbeten çështjet më të vështira dhe të pazgjidhura.

Një zyrtar i paemëruar i Shteteve të Bashkuara tha se pesë ministrat e jashtëm të vendeve të tjera nga grupi i gjashtë fuqive botërore, Britania, Kina, Franca, Rusia dhe Gjermania, pritet të arrijnë në Lozanë gjatë ditëve të ardhshme.

XS
SM
MD
LG