Ndërlidhjet

logo-print

Siri: Luftëtarët islamistë e morën qytetin Idlib


Pamje nga një sulm ajror në provincën Idlib në Siri

Pamje nga një sulm ajror në provincën Idlib në Siri

Luftëtarët isalmistë në Siri sot e kanë marrë kontrollin ndaj qytetit Idlib, i cili mbahej nga forcat e qeverisë, ka thënë një grup monitorues.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër tha se Fronti Nusra, që është i ndërlidhur me al-Kaidën në Siri, dhe aleatët e vet, e kanë marrë qytetin.

Ky është qyteti i dytë i madh në Siri, që ka rënë nën kontrollin e kryengritësve. Më parë qyteti Raka kishte rënë nën kontrollin e militantëve ekstremist të Shtetit Islamik.

Zënia e qytetit Idlib është goditje e fuqishme për presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad.

Nga konflikti në Siri, i cili ka filluar para katër vitesh, janë vrarë më se 200 mijë vetë.

XS
SM
MD
LG