Ndërlidhjet

logo-print

Zarif: Është arritur progres në bisedimet atomike në Lozanë


Javad Zarif

Javad Zarif

Ministri i jashtëm iranian, Javad Zarif, thotë se është bërë progres në bisedimet atomike në Lozanë të Zvicrës, që synojnë arritjen e marrëveshjes kornizë për kufizimin e aktiviteteve bërthamore të Iranit në këmbim për lehtësime të sanksioneve ndërkombëtare.

Këto komente, ministri Zarif i bëri sot pasi bisedoi me ministrin e jashtëm francez, Laurent Fabius, dhe me ministrin e jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, të cilët sot herët në mëngjes iu bashkuan bisedimeve në Lozanë.

Zoti Zarif ka theksuar semendon se “ka shumë shenja se ne mund të lëvizim përpara”.

Më herët gjatë ditës, Zarif u takua me ekretarin amrikan të shtetit John Kerry, ndërsa ka pasur rapote se edhe ministrat e jashtëm të Rusisë dhe Britanisë, së bashku e zyrtarë të latë të Kinës, do tu bashkoheshin negociatave.

Irani i ka hedhur poshtë akuzat se po përpiqet të prodhoj armatim atomik në mënyrë sekrete, ndërsa thotë se programi i tij atomik ka vetëm qëllime civile.

XS
SM
MD
LG