Ndërlidhjet

B. Botërore: Hua prej 266 milionë eurosh për Shqipërinë


Banka Botërore i ka huazuar Shqipërisë 266 milionë euro për financat publike dhe investime në mirëmbajtjen e rugëve.

Në njoftimin e sotëm të Bankës Botërore theksohet se 200 milionë euro do të shfrytëzohen si garantim për Shqipërinë për ta paguar kredinë e mëparshme ndërkombëtare prej 300 milionë eurosh dhe për të siguruar para për buxhetin e vendit.

Shuma tjetër prej 66 milionë eurosh, do të përdoret për mirëmbajtjen e rrjetit të rrugëve, i cili në mënyrë sistematike ishte i financuar më pak se sa ka nevojë, raporton AP nga Tirana.

Qeveria e Shqipërsë po vuan nga rritja e shpejtë e borxhit publik, i cili ka arritur në shkallën 70% të GDP-së, nga 60% sa ishte në vitin 2012.

Vitin e kaluar, Banka Botërore i dha Shqipërisë një hua tjetër mbështetëse buxhetore prej 220 milionë dollarësh dhe 150 milionë dollarë për sektorin e energjisë.

XS
SM
MD
LG