Ndërlidhjet

logo-print

Celine Dion i kthehet skenës në muajin gusht


Celine Dion - Arkiv

Celine Dion - Arkiv

Celine Dion do të kthehet në skenën e Koloseut të Hotelit ‘Ceasers Palace’ në Las Vegas më 27 gusht, pas një viti mungese derisa është kujdesur për bashkëshortin e saj të sëmurë.

Koorporata “Caesars Entertainment” ka njoftuar se koncertet e këngëtares së njohur botërore do të vazhdojnë me 40 paraqitje në mes të gushtit dhe janarit.

Këngëtarja nga Kanadaja, ka thënë se ishte bashkëshorti i saj, Rene Angelil i cili e ka nxitur të kthehet në skenë pasi ajo e anuloi edhe turneun e saj azitik, gjatë vjeshtës së fundit.

Angelil është duke u shëruar pas heqjes së një tumori vitin e kaluar.

XS
SM
MD
LG