Ndërlidhjet

logo-print

Fiton Shqipëria, e mund Armeninë me rezultat 2:1


Ilustrim

Ilustrim

Shqipëria e ka shënuar fitoren e radhës, kësaj radhe ndaj Armenisë në ndeshjen ndoshta më dramatike që e ka luajtur kombëtarja shqiptare për kualifikueset e kampionatit evropian që më 2016 do të mbahet në Francë.

Shqipëria e filloi keq me autogolin e Mërgim Mavrajt, duke e sjellur rezultatin në 1:0 për Armeninë, rezultat ky që mbet pothuajse deri në fund të ndeshjes.

Ishte po Mavraj ai që shënoi gol për Shqipërinë në minutën e 76-të, ndërsa vetëm pak minuta më pas Shqipëria kalon në avantazh me golin më kokë të Shkëlzen Gashit.

Me këtë ndeshje të fituar, Shqipëria tani ka 7 pikë, njëjtë sa ka edhe liderja e grupit, Danimarka por e cila ka një ndeshje më shumë të luajtur.

Kryesinë e grupit I ku gjendet edhe Shqipëria mund ta marr edhe Portugalia nëse arrin të fitojë sonte kundër Serbisë.

XS
SM
MD
LG