Ndërlidhjet

SHBA: Zyrtarët më të lartë në hapje të Institutit Edward Kennedy


Edward Kennedy në një fotografi të vitit 2000

Edward Kennedy në një fotografi të vitit 2000

Presidenti amerikan, Barack Obama, dhe zëvendëspresidenti, Joe Biden, së bashku me senatorët e tashëm dhe ata të dikurshëm nga të dy partitë politike amerikane, do të marrin pjesë sot në hapjen e një instituti në përkujtim të senatorit të ndjerë, Edward Kennedy.

Instituti Edward Kennedy, në Boston, projekt që ka kushtuar 79 milionë dollarë, është i vendosur afër librarisë së vëllait të tij, ish-presidentit amerikan, John F. Kennedy.

Pjesa kryesore e këtij kapaciteti është një sallë e cila paraqet kopje të plotë të dhomës legjislative amerikane, ku vizitorët mund ta luajnë rolin e senatorëve duke i debatuar çështjet ditore.

Senatori Edward Kennedy, demokrat nga shteti Masaçusets, ka vdekur në vitin 2009 nga kanceri i trurit.

XS
SM
MD
LG