Ndërlidhjet

Francë: Konservatorët e ish-presidentit, fitues të zgjedhjeve


Nicolas Sarkozy (në mes) i kënaqur me rundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Francë

Nicolas Sarkozy (në mes) i kënaqur me rundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Francë

Partia konservatore UMP, e udhëhequr nga ish-presidenti, Nicolas Sarkozy, dhe aleatët e saj, duket se janë fitues të rundit final të zgjedheve lokale në Francë.

Parashikimet pas rundit të dytë të djeshëm të zgjedhjeve tregojnë se kjo parti ka fituar në më tepër se 60 këshilla lokale.

Fronti Kombëtar i së djathtës ekstreme, duket se ka fituar një numër të ulëseve, por nuk është e qartë se a ka fituar udhëheqjen e ndonjë departamenti.

Nga ana tjetr, Partia Socialiste në qeveri dhe aleatët e saj, mund të ndodhë që i kanë humbur afro 30 departamente.

Këto zgjdhje u bënë derisa partitë politike në Francë janë të fokusuara në zgjedhjet presidenciale të vitit 2017, në të cilat ish-presidenti, Nicolas Sarkozy, shpreson ta marrë presidencën nga qeveria e majtë e presidentit aktual, Francois Hollande, e cila është ballafaquar me probleme në ekonomi dhe papunësi të lartë.

XS
SM
MD
LG