Ndërlidhjet

Bruksel: PE ndërmjetëson në bisedimet e partive të Maqedonisë


Pamje nga një pjesë e Shkupit

Pamje nga një pjesë e Shkupit

Përfaqësuesit e partisë udhëheqëse në qeverinë e Maqedonisë, WMRO-DPMNE, dhe partisë më të mdhe opozitare, Lidhja Socialdemokrate, e cila prej prillit të vitit të kaluar nuk merrë pjesë në punën e Kuvendit të Maqedonisë, do të takohen sot në Bruksel, me ndërmjetësimin e anëtarëve të Parlamentit Evropian.

Kjo do të jetë përpjekja e parë për fillimin e bisedimeve ndërmjet dy partive më të mëdha në Maqedoni, për daljen eventuale nga kriza institucionale, që u krijua pasi Lidhja Socialdemokrate filloi ta bojkotoj parlamentin duke e akuzuar WMRO-DPMNE se në mënyrë të parregullt i ka organizuar zgjedhjet dhe i ka keqpërdorë në favor të vetin.

Pritet që në këtë takim do të jenë të panishëm edhe tre deputetë të Parlamentit Evropian: Eduard Kukan, Ivo Vajgel dhe Richard Howit.

XS
SM
MD
LG