Ndërlidhjet

Izrael: Ish-kryeministri shpallet fajtor për mito


Ehud Olmert në gjykatë
Ehud Olmert në gjykatë

Ish-kryeministri i Izraelit, Ehud Olmert, është shpallur fajtor për mashtrim dhe marrje të ryshfetit.

Avoktët e zotit Olmert thanë se do të ushtrojnë ankesë ndaj vendimit të sotëm të Gjykatës së Qarkut në Jerusalem.

Ish-kryeministri izraelit ishte liruar nga këto akuza në vitin 2012, që kanë të bëjnë me periudhën derisa ai ishte prefekt i Jerusalemit dhe ministër i qeverisë.

Në këto akuza përfshihej edhe ajo se e kishte pranuar një zarf me të holla që ia kishte dhënë biznesmeni amerikan, Morris Talansky.

Por, rigjykimi ishte urdhëruar pasi ish-menaxheri i zyrës së tij dhe dikur shok i afërt i Olmertit, Shula Zaken, e ka zbuluar shiritin me incizimin e bisedave, në të cilin duket se Olmert kishte pranuar se ka marrë ryshfet.

Dënimi për Olmertin, 69 vjeçar, do të caktohet më vonë.

Në një rast të ndarë, Ehud Olmnert ishte dënuar me 6 vjet burg, në maj të vitit 2014, për marrje të ryshfetit në shumë prej 160 mijë dollarëve për një marrëveshje për shitblerje të patundshmërisë.

Olmerti është ankuar kundër këtij dënimi.

XS
SM
MD
LG