Ndërlidhjet

Soros i gatshëm për investimin e një miliard dollarësh në Ukrainë


George Soros

George Soros

Financieri miliardar, George Soros, tha se është i përgatitur për ta investuar një miliard dollarë amerikanë në Ukrainë, nëse vendet perëndimore i ndihmojnë investimet private atje.

Në intervistën e publikuar sot në gazetën austriake, Der Standard, Sorosi mëtutje tha se “ka ide konkrete, për shembull në agrikulturë dhe projekte të infrastrukturës”.

Filantropi, Georg Soros, tha se perëndimi mund ta ndihmoj Ukrainën, që ajo të bëhet më araktive për investitorë, duke i mbrojtur ata nga rreziqet politike.

Ukraina ka nevojë për para të gashme dhe investime, derisa po zhvillon betejë me kryengritjen e mbështetur nga Rusa në pjesën lindore, e cila ka shkaktuar edhe probleme të mëdha ekonomike.

XS
SM
MD
LG