Ndërlidhjet

Kirgizi: U dëbua një shtetas amerikan


Pamje e qytetit Osh në Kirgizi

Pamje e qytetit Osh në Kirgizi

Shtetasi amerikan, Umar Farooq, i cili javën e kaluar ishte arrestuar nga autoritetet e Kirgizisë, është dëbuar nga ky vend.

Autoritetet kirgize e kanë arrestuar zotin Farooq më 25 mars në qytetin jugor Osh, pasi ai ishte takuar me grupin lokal për të drejtat e njeriut, Një Botë, për të mbledhur informacione për banorët e Oshit, që janë të akuzuar për ekstremizëm fetar.

Zyra e këtij grupi është bastisur javën e kaluar, ndërsa Farooq është akuzuar se ka kryer aktivitet gazetaresk në Kirgizi pa akreditim të duhur.

Më 28 mars një gjykatë në Osh vendosi që Umar Farooq duhet të dëbohet nga Kirgizia.

Ky person ka shkruar në rrjetin Twitter se dje është larguar nga ky vend.

XS
SM
MD
LG