Ndërlidhjet

Diplomati: E paqartë arritja e marrëveshjes atomike brenda afatit


Pamje nga bisedimet e sotme për programin atomik iranian
Pamje nga bisedimet e sotme për programin atomik iranian

Raportet nga Lozana e Zvicrës thonë se një diplomat perëndimor ka thënë se është e paqartë nëse do të arrihet marrëveshja kornizë për programin atomik iranian brenda afatit.

Ministrat e jashtëm të fuqive kryesore botërore dhe Iranit, gjenden një ditë para afatit të paraparë për nesër, për arritjen e marrëvshjes kornizë për kufizimin e programit atomik iranian në këmbim për lehtësime të sanksioneve ndërkombëtare.

Kjo është hera e parë prej muajit nëntor, që ministrat e jashtëm, të Britanisë, Kinës, Francës, Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë, janë takuar me delegacionin e Iranit. Atëherë, të dy palët nuk arritën të arrijnë marrëveshje brenda afatit, që e kishin përcaktuar vetë.

Më herët, shefi i negociatorëve të Rusisë, Sergei Rybakov, njëherësh zëvendësministër i jashtëm, tha se diskutimet në Lozanë të Zvicrës ishin “ekstremisht intensive”.

“Gjëja themelore që shkakton optimizëm është përkushtimi i të gjithë ministrave për arritjen e rezulatateve, brenda sesionit aktual”.

Ministri i jashtëm britanik, Philip Hammond, tha dje se “besohet se marrëveshja mund të arrihet”.

Mediat kanë raportuar se çështjet kryesore janë ende duke u diskutuar, përfshirë nurmin e centrifugave, që do t’i lejoheshin Iranit për operim, dhe largimi i mundshëm i uraniumit të pasuruar nga Irani.

XS
SM
MD
LG