Ndërlidhjet

Vuçiq: Ditët e ardhshme qartësohet qëndrimi për Sheshelin


Aleksandar Vuçiq

Aleksandar Vuçiq

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se në ditët e ardhshme Serbia do ta qartësojë qëndrimin e saj për vendimin e Tribunalit Ndërkombëtar për Krime Lufte në Hagë, që lideri i radikalëve serbë, Vojisllav Sheshel, të kthehet në Hagë.

“Po të artikuloja tani gjithë atë që ndjej, dikush do të mund të mendonte se nuk jam në gjendje ta fsheh zemërimin dhe hidhërimin për shkak të vendimeve amorale të dikujt”, ka thënë Viuçiq.

Për deklaratën e Sheshelit se nuk do të kthehet vullnetarisht në Hagë, Vuçiq ka thënë se ai ka të drejtë “ta ndryshojë politikën dhe sjelljen e tij dhe të sillet në mënyrë të përgjegjshme apo të papërgjegjshme”.

Në muajin nëntor të vitit të kaluar, Tribunali i Hagës ka lejuar që Vojisllav Shesheli të kthehet në shtëpinë e tij në Serbi, për trajtim mjekësor nga kanceri, derisa Gjykata e Hagës të vendos për akuzat që e ngarkojnë për krime lufte gjatë luftërave në Ballkan.

XS
SM
MD
LG