Ndërlidhjet

Francë: Fitore e konservatorëve të ish-presidentit Sarkozy


Nicolas Sarkozy duke folur para mbështetësve të tij pas shalljes së rezultateve të zgjedhjeve lokale

Partia konservatore UMP, që udhëhiqet nga ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, ka fituar më së shumti në zgjedhjet lokale në Francë.

Rundi i dytë i zgjedhjeve lokale që u mbajtë dje. Me këtë rast janë zgjedhur përfaqësuesit në këshillat lokale.

UMP e ka rritur numrin e këshillave ku e ka shumicën, prej 40 në 67.

Partia Socialiste në qeveri dhe partitë e tjera të majta i kanë humbur 27 këshilla ose departamente.

Partia e së djathtës ekstreme, Fronti Kombëtar, i ka fituar 62 vende, por nuk ia doli ta marrë kontrollin në asnjë këshill.

Këshillat (departamntet) lokale kanë përgjegjësi për arsimin, rrugët dhe shërbimet sociale në territoret e tyre administrative.

XS
SM
MD
LG