Ndërlidhjet

Protestë e veteranëve të UÇK-së


Qeveria e Kosovës, foto nga arkivi

Qeveria e Kosovës, foto nga arkivi

Veteranët e shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i kanë dhënë fund protestës së organizuar të hënën para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, pas premtimeve që u janë dhënë nga komisioni Qeveritar se publikimi i plotë i listave të përfituesve të statusit të veteranit të luftës do të bëhet në fund të javës tjetër.

Nga mesdita, veteranët e UÇK-së kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Një grup prej tyre arriti të depërtojë në oborrin e qeverisë përmes rrethojave.

Përfaqësuesi i këtyre shoqatave, Xhevdet Qeriqi bashkë me një delegacion nga radhët e veteranëve, biseduan me Komisionin Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve, invalidëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku morën premtime se listat do të publikohen në fund të javës tjetër.

Kërkesa kryesore e veteranëve të luftës së UÇK-së është që të publikohen, por edhe pastrohen listat e përfituesve të statusit të veteranit të luftës.

XS
SM
MD
LG