Ndërlidhjet

Lubitz ishte trajtuar për tendenca vetëvrasëse


Andreas Lubitz - Arkiv
Andreas Lubitz - Arkiv

Bashkëpiloti i aeroplanit të Germanwings që dyshohet se më qëllim e rrëzoi atë mbi alpet franceze javën e kaluar, është trajtuar në të kaluarën për tendenca të vetëvrasjes, ka thënë sot prokuroria shtetërore gjermane.

"Disa vite më parë, para se të merrte licencën e pilotit, Andreas Lubitz është trajtuar gjatë me psikoterapi pasi ka pasur tendenca të mëdha të vetëvrasjes”, raporton Reuters duke u mbështetur në të dhënat e zyrës së prokurorit në Dyzeldorf, ku ka jetuar Lubitz.

Aeroplani i rrëzuar javën e kaluar fluturonte nga Barcelona për në Dyzeldorf, ndërsa u rrëzua mbi alpet franceze me 150 persona në bord.

XS
SM
MD
LG