Ndërlidhjet

Londër: Partia e Cameron, 2 % para laburistëve


Kryeministri britanik, David Cameron
Kryeministri britanik, David Cameron

Partia konservatiore e kryeministrit britanik, David Cameron, është duke udhëhequr me 2 % para partisë opozitare laburiste në sondazhin e fundit të publikuar sot, në Londër.

Zgjedhjet e përgjithshme në Britani do të mbahen më 7 maj.

Sondazhi tregon se konservatorët sot do të fitonin 36 %, ndërsa laburistët do të merrnin 34 % të votave.

Partia e Pavarur e Mbretërisë së Bashkuar do të fitonte 10 % të votave dhe liberaldemokratët do të fitonin 6 %.

XS
SM
MD
LG