Ndërlidhjet

UEFA nis hetim ndaj Malit të Zi dhe Rusisë


Ilustrim
Ilustrim

UEFA ka nisur procedura disiplinimi kundër Malit të Zi dhe Rusisë pasi ndeshja në mes të ekipeve kombëtare të tyre, e vlefshme për kualifikim në Kampionatin Evropian që do mbahet më 2016 në Francë, u ndërpre për shkak të dhunës së shikuesve.

Ndeshja u ndërpre në minutën e 67-të, kur rezultati ishte 0 me 0, pasi lojtari rus, Dmitry Kombarov është goditur nga një objekt i gjuajtur prej ulseve të shikuesve.

Ndeshja paraprakisht ishte ndërprerë për 30 minuta kur një objekt i fort u hodh nga shikuesit dhe e goditi portierin rus, Igor Akinfeev.

UEFA ka njoftuar se ka hapur procedura disiplinore kundër Malit të Zi për braktisje loje, dhe kundër të dy shteteve për shkak të dhunës së treguar nga përkrahësit e të dy ekipeve.

XS
SM
MD
LG