Ndërlidhjet

Mijëra afganë po kthehen nga Pakistani


Ilustrim
Ilustrim

Organizata Ndërkombëtare për Migrim, IOM, ka shprehur shqetësimin e saj rreth numrit në rritje të afganëve që spontanisht po kthehen në vendin e tyre, nga Pakistani.

Sipas organizatës, 55 mijë afganë janë kthyer në Afganistan nga Pakistani përmes një pike kufitare gjatë tre muajve të parë të këtij viti, shifër kjo që është mbi dy herë më e madhe se e njejta periudhë në vitin e kaluar.

Shefi i misionit të IOM-it në Afganistan i ka thënë Radios Evropa e Lirë se “kjo rritje e të rikthyerve nga fillimi i këtij viti është sfidë e madhe për qeverinë afgane dhe për vet IOM-in.

XS
SM
MD
LG