Ndërlidhjet

logo-print

Lavrov: Do i bashkohem bisedimeve për Iranin


Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se ai do t’i bashkohet bisedimeve për programin bërthamor të Iranit në Luzanë, më vonë gjatë ditës së sotme, raporton Reuters.

Ai është deklaruar se sheh mundësi të mirë për sukses të këtyre bisedimeve.

Mundësitë janë të mëdha. Ata ndoshta nuk janë 100 %, por kurr s’mund të jeni 100 % i sigurt për diçka”, ka thënë Lavrov gjatë një konference me gazetarë në Moskë.

Bisedimet kanë nisur sot herët në mëngjes në mes të kryediplomatëve të fuqive botërore dhe Iranit për të arritur marrvëshje bërthamore, pasi sot kalon afati për arritjen e një pajtimi fillestar.

XS
SM
MD
LG