Ndërlidhjet

Koalicioni arab kryen sulmet më të mëdha në Jemen


Ilustrim

Ilustrim

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ka vazhduar sulmet ajrore në ditën e gjashtë të tyre në Jemen ndaj caqeve të rebelëve në aeroport dhe në qytetin port, Aden.

Sulmet e këtij koalicioni të kryera mbrëmë dhe sot në mëngjes kanë goditur magazinat e raketave dhe armatimit tjetër që kontrollohet nga Huthi, rebelët shiit që po kontrollojnë pjesë të mëdha të Jemenit.

Banorët e kryeqytetit Sanaa, i kanë përshkruar bombardimet si më të mëdhat deri më tash.

Ndërkohë, Irani ka dërguar 19 tonë ndihma mjekësore dhe dy tonë ushqime në Jemen.

Agjencia gjermane e lajmeve, DPA, raporton se Pakistani e ka dërguar një delegacion në Arabinë Saudite, për të diskutuar pjesëmarrjen e mundshme të këtij shteti në fushatën në Jemen.

XS
SM
MD
LG