Ndërlidhjet

Kanada: Miratohen sulmet ajrore kundër IS-it në Siri


Stephen Harper
Stephen Harper

Ligjvënësit në Kanada kanë votuar në mbështetje të planeve të qeverisë për t’i bombarduar militantët e Shtetit Islamik në Siri. Por, partitë opozitare kanë thënë se kjo lëvizje do ta tërheqë Kanadanë në luftë të gjatë.

Në parlamentin e këtij vendi, për kanë votuar 142 deputetë, ndërsa 129 ishin kundër.

Këtë lëvizje e ka mbështetur partia konservatore, që e udhëheq qeverinë e Kandasë.

Kandaja i ka dërguar afro 70 forca speciale në pjesën veriore të Irakut dhe 6 aeroplanë luftarakë po marin pjesë në kuadër të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, në sulme ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS) në Irak.

Kryeministri i Kanadasë, Stephen Harper, tha javën e kaluar se Kanadaja, po ashtu, duhet të ndërmarrë sulme kundër bazave të militantëve në Siri.

XS
SM
MD
LG