Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Nga përpjekja për depërtim në NSA – një person i vrarë


Policia amerikane në njërën nga hyrjet në Agjencinë Kombëtare të Sigurisë në Fort Meade në Marilend

Policia amerikane në njërën nga hyrjet në Agjencinë Kombëtare të Sigurisë në Fort Meade në Marilend

Agjencia e Sigurisë Kombëtare (NSA) në Shtetet e Bashkuara, thotë se një oficer është plagosur, kur dy njerëz me veturë janë përpjekur të depërtojnë në hyrje të selisë së kësaj agjencie në Fort Meade në Merilend.

Autoritetet thanë se mbrëmë rojet e kanë qëlluar për vdekje njërin prej dy personave në hyrje të selisë, të cilët ishin të veshur me rroba të femrave.

Mëtutje, në njotimin e agjencisë theksohet se personi i dytë ishte plagosur dhe është dërguar në spital.

Mbrëmë vonë policia tha se këta njerëz mendohet se e kishin vjedhur veturën dhe i janë afruar selisë së Agencisë Kombëtare të Sigurisë, duke menduar se është kthesa për një autostradë të afërt.

XS
SM
MD
LG