Ndërlidhjet

Kina e ka kompletuar evakuimin e shtetasve të vet nga Jemeni


Pamje nga pritja e njerëzve që janë kthyer nga Jemeni

Pamje nga pritja e njerëzve që janë kthyer nga Jemeni

Ministria e mbrojtjes e Kinës ka njoftuar sot se luftanijet e saja e kanë përfunduar evakuimin e shtetasve kinezë nga Jemeni. Me këtë rast në mënyrë të sigurt, 570 kinezë janë transportuar nëpër Detin e Kuq, për në Xhibuti në Bririn e Afrikës, prej nga arritën në Kinë.

Me këtë operacion të përfunduar, Pekini tha se luftanijet kineze do të kthehen në gjirin e Adenit për të ndihmuar në aksionet kundër piratëve të Somalisë.

Evakuimi i shtetasve të jashtëm nga Jemeni ka nisur pasi koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ka filluar të ndërmerr sulme ajrore kundër kryengritësve shiitë huthi në Jemen, që mbështeten nga Irani.

XS
SM
MD
LG