Ndërlidhjet

logo-print

Shqipëri: Shefi i policisë paraqet dorëheqje, arrestohen dy oficerë të Intepolit


Pamje nga Tirana

Pamje nga Tirana

Shefi i policisë së Shqipërisë, Artan Didi, ka dhënë dorëheqje, ndërsa dy oficerë shqiptarë të Intepolit janë arrestuar sot, pasi u zbulua se një kërkesë për ekstradim nga Belgjika, për një ligjvënës shqiptar, që i takon partisë në qeveri, është fshehur.

Kjo shënon kthesë në skandalin që e ka pëfshirë klsën politike në Shqipëri, nga dyshimet për vrasje e deri te akuzat pr dëshmi të rrejshme. Tash u paraqitën edhe akuzat për fshehje të kërkesës për ekstradim.

Policia i ka arrestuar dy zyrtarë në Zyrën e Interpolit në Tiranë, të dyshuar se i kanë fshehur kërkesat nga Belgjika, në muajin janar, për ekstradimin e Mark Frokut, anëtar i Partisë Demokristiane, që është pjesë e koalicionit qeverisës, raporton agjencia Reuters nga Tirana. Froku sipas mediave, është i akuzuar për vrasje të paramenduar.

Shefi i policisë, Artan Didi, dha dorëheqje, duke thënë se ai e merr përgjegjësinë për fshehjen e kërkesës nga Belgjika.

Zoti Frroku tha se “Mark Frroku nuk e ka vrarë askend, nuk ka bërë konspiracion me askend për varasje të askujt në këtë tokë”.

Ai ka kërkuar që autoritetet e Belgjikës të dëshmojnë se ai ishte në Belgjikë në atë kohë. “Unë isha në Shqipëri dhe do t’i përgjigjem sistemit gjyqësor, votuesve dhe publikut”, tha Frroku.

XS
SM
MD
LG