Ndërlidhjet

Rusia e shtynë marrëveshjen e gazit me Ukrainën


Ilustrim

Ilustrim

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se ai e përkrah propozimin për shtyerjen e marrëveshjes për gaz me Ukrainën edhe për tre muaj.

Gjatë një takimi me kryeministrin rus, Dmitry Medvedev, Putin ka thënë se ai pajtohet me sugjerimin e kryeministrit rus që ta shtyjë marrëveshjen e cila skadonte më 1 prill.

Në tetor, Rusia u pajtua që ta ul cmimin për gazin që ia dërgon Ukrainën gjatë bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Putini ka thënë se pas tre muajve Rusia do të shikojë se cilat janë cmimet e tregut para se të vendoset se me cfarë cmimi t’i ofrohet gazi rus Ukrainës, pas 30 qershorit.

XS
SM
MD
LG