Ndërlidhjet

logo-print

Amerikanët thonë ende s’ka marrëveshje me Iranin


Ilustrim

Ilustrim

Diplomatët amerikanë që po marrin pjesë në bisedimet me Iranin në Zvicër kanë hedhur poshtë pretendimet se është arritur marrëveshje me Teheranin rreth programit të saj bërthamor.

Kjo hedh poshtë pretendimin e ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili duke folur në mëngjesin e sotëm, ka thënë se është arritur pajtimi për një draft marrëveshje në të gjitha pikat.

Kryediplomati rus gjithashtu ka thënë se një marrëveshje finale është shumë e mundshme, ndërsa ekspertët janë ata që do të merren me detajet.

Megjithatë, diplomatët amerikanë kanë thënë se kjo nuk është e vërtetë.

Kryediplomati iranian, Javad Zarif iu ka thënë sot gazetarëve se ka “progres të mirë” në bisedime dhe se ai shpreson për një “përfundim” drejt një marrëveshje politike, që pritet të arrihet më vonë gjatë ditës.

XS
SM
MD
LG