Ndërlidhjet

logo-print

Ka vdekur prokurori turk i cili u mor peng në gjykatë


Pamje nga pengmarrja

Pamje nga pengmarrja

Prokurori turk, Mehmet Selim Kiraz nuk i ka mbijetuar plagëve të marra gjatë përpjekjeve për lirimin e tij nga pengmarrësit brenda një gjykate në Stamboll.

Sipas presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, prokurori ishte goditur në kokë derisa forcat e sigurisë janë përballur me armë zjarri me pengmarrësit që dyshohet se janë pjesë e një grupi radikal të majtë.

Pas vrasjes së pengmarrësve, prokurori ishte dërguar në spital, mirëpo nuk iu ka mbijetuar plagëve të marra derisa operohej nga mjekët.

Kiraz ka qenë duke e hetuar vdekjen e Berkin Elvan, një 15 vjeçar i cili vdiq pasi u godit nga policia gjatë protestavekundër qeveritare të vitit 2013.

XS
SM
MD
LG