Ndërlidhjet

Vdes personi më i vjetër në botë


Misao Okawa, derisa e festonte ditëlindjen e saj të 116-të

Misao Okawa, derisa e festonte ditëlindjen e saj të 116-të

Njeriu më i vjetër në botë, gruaja japoneze, Misao Okawa ka vdekur sot në Japoni, vetëm një muaj pasi e ka festuar ditëlindjen e saj të 117-të.

Shtëpia e pleqve ku ka jetuar Okawa në qytetin japonez të Osakës, ka njoftuar se ajo ka vdekur sot në mëngjes.

Okawa ka qenë nënë e tre fëmijëve, gjyshe e katër dhe stërgjyshe e gjashtë personave.

Ajo ishte një nga pak njerëz të gjallë që kishin lindur në shekullin e 19-të.

Ditëlindja e saj ishte më 5 mars, e lindur në vitin 1898, një datë kjo më e hershme se sa fluturimi i parë i realizuar nga vëllezërit Wright.

Ajo ka qenë adoleshente kur ka nisur Lufta e Parë Botërore, ndërsa i ka pasur 70 vjet kur është bërë ulja e parë në sipërfaqen e Hënës, në vitin 1969.

Kur i ka mbushur 114 vjet, Okawa është njohur zyrtarisht si gruaja më e vjetër në botë nga komiteti i rekordeve të Ginisit.

Japonia, një vend që njihet edhe për jetë-gjatësinë e banorëve të saj, është vendi ku jeton edhe burri më i vjetër në botë, Sakari Momoi, i cili në muajin shkurt e ka festuar 112 vjetorin e lindjes.

XS
SM
MD
LG