Ndërlidhjet

Mustafa: Populli i Kosovës është mirënjohës ndaj Izraelit


Kryeministri i Kosovës, e ka pritur në zyrën e tij, Ambasadorin e Izraelit në Beograd, Yossef Levy

Kryeministri i Kosovës, e ka pritur në zyrën e tij, Ambasadorin e Izraelit në Beograd, Yossef Levy

Populli i Kosovës ka respekt dhe lidhje të veçantë historike me Izraelin, i ka thënë kryeministri Isa Mustafa, ambasadorit të Izraelit në Beograd, Yossef Levy, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

Gjatë takimit në Prishtinë, kryeministri Mustafa ka thënë se qeveria dhe populli i Kosovës janë mirënjohës për “përkrahjen e vazhdueshme që Izraeli ka dhënë për Kosovën, në të gjitha fushat”.

Në një komunikatë të zyrës së kryeministrit, është theksuar “vullneti i Kosovës për të thelluar edhe më tutje marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin e gjithanshëm ndërmjet dy popujve dhe dy vendeve”.

Gjatë ditës, Levy është takuar edhe me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin.

XS
SM
MD
LG