Ndërlidhjet

Merkel shpreson për arritjen e kompromisit për Iranin


Kancelarja gjermane, Angela Merkel - Arkiv

Kancelarja gjermane, Angela Merkel - Arkiv

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se shpreson që do të arrihet kompromis gjatë ditës së sotme, në bisedimet në mes të gjashtë fuqive botërore dhe Iranit rreth programit bërthamor të Teheranit.

“Shpresoj dhe dëshiroj që sot të arrihet kompromis i cili korrespondon me kushtet që ne i kemi vënë, pra që Irani të mos ketë mundsi të ndërtojë armë bërthamore”, ka thënë Merkel gjatë një konference me gazetarë me presidentin e Kirgizstanit.

Të gjitha palët kanë bërë shumë progres, ka thënë ajo, por “këto negociata arrijnë në përfundim vetëm nëse ka pajtim në të gjitha pikat”.

XS
SM
MD
LG