Ndërlidhjet

Jahjaga takon zyrtarët e lartë të FIBA-s


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga takohet me zyrtarët e lartë të FIBA's, Kamil Novak dhe Lubomir Kotleba

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga takohet me zyrtarët e lartë të FIBA's, Kamil Novak dhe Lubomir Kotleba

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, i ka falenderuar drejtorin e Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA) për Evropën, Kamil Novak dhe përfaqësuesin e sekretarit të përgjithshëm të FIBA-s për Kosovën e njëherësh edhe drejtor sportiv i FIBA-s, Lubomir Kotleba për pranimin e Kosovës si anëtare të barabartë të kësaj Federate.

Zonja Jahjaga, i ka pritur të dy zyrtarët e lartë të FIBA-s, të cilët shoqëroheshin nga kryetari i Federatës kosovare të basketbollit, Erolld Belegu në zyrën e saj në Prishtinë.

Komunikata e zyrës së presidencës kosovare thotë se pranimi i Kosovës në FIBA “shënon hapjen e perspektivëspër basketbollin e Kosovës, për të rinjtë e të rejat e vendit që të tregojnë gjithë përkushtimin e talentin e tyre. Ajo tha se ndërkombëtarizimi i sportit të Kosovës po e ndihmon jashtëzakonisht shumë vendin”.

Komunikata më tej citon Novakun dhe Kotlekan duke e “përgëzuar presidenten për anëtarësimin e Kosovës në Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit dhe theksuan mbështetjen për basketbollin e Kosovës, i cili do të mund të prezantohet së shpejti në skenën ndërkombëtare”.

XS
SM
MD
LG