Ndërlidhjet

logo-print

Levy: Shqiptarët, populli më mik i Izraelit në Evropë


Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj u takua me Ambasadorin e Izraelit në Beograd, Yossef Levy

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj u takua me Ambasadorin e Izraelit në Beograd, Yossef Levy

Izraeli e ka parasysh që shqiptarët “janë populli më mik i Izraelit në Evropë”, citohet të ketë thënë ambasadori i këtij vendi në Beograd, gjatë takimit me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Lideri i AAK-së, dhe Ambasadori Yossef Levy, janë takuar në selinë e partissë kosovare në Prishtinë, ndërsa sipas komunikatës të dërguar mediave, ata “theksuanraportet e mira të deritashme, vullnetin për bashkëpunim të mëtejme, rolin dhe mbështetjen e ndërsjellë në të mirë të proceseve, për zhvillimin, bashkëpunimin dhe progresin e të dy vendeve tona”.

Komunikata më tej e citon Haradinajn duke e falenderuar “ambasadorin Levy për mbështetjen e formave të ndryshme dhënë vendit tonë, në të kaluarën, por edhe tani”.

XS
SM
MD
LG